Udhëzues
Guida e Biznesit
Sipërmarrësit janë individë që hasen gjithmonë me sfida dhe risqe për të zhvilluar idetë e tyre në biznese të suksesshme. Shumë prej sfidave mund të lehtësohen apo parandalohen me mjetet e duhura ligjore. Legit ka përpiluar këtë Udhëzues i cili trajton në mënyrë shteruese themelimin e një sipërmarrjeje, formën ligjore, mbrojtjen e të dhënave dhe të pronësisë intelektuale, dhe kontratat e para që hartojnë sipërmarrësit me punonjësit, bashkëpunëtorët, nënkontraktorët dhe investitorët e tyre.Ky Udhëzues është shkruar për të gjithë sipërmarrësit që duan të informohen më shumë rreth legjislacionit në vend dhe kushteve që ofron Shqipëria. Çdo seksion është një sintezë e ligjit, shembujve ilustrues, eksperiencave dhe qëndrimeve të themeluesve të tjerë, me një qëllim të vetëm: thjeshtimin e proceseve nëpërmjet nxitjes së shpirtit të sipërmarrjes në Shqipëri.Nëpërmjet bibliotekës elektronike, Legit ofron materiale ligjore falas për këdo që dëshiron të ketë më shumë njohuri rreth ligjit, biznesit dhe lidershipit.