Shërbimi 'Gjej Avokat'
Rreth Legit
Legit është një platformë digjitale që mundëson tenderimin e shërbimeve ligjore. Juristët, avokatët, përkthyesit ligjor, noterët, përmbaruesit dhe ndërmjetësuesit mund të ofrojnë shërbimet e tyre ligjore, pasi të regjistrohen në platformë si “Ofrues Shërbimi”.
A është Legit një studio ligjore?
Jo, Legit nuk është studio ligjore. Ne nuk ofrojmë këshilla dhe shërbime ligjore profesionale, pasi nuk funksionojmë si studio avokatie. Profesionistët e regjistruar në Platformë nuk krijojnë marrëdhënie pune me Legit, rrjedhimisht ata nuk janë pjesë e stafit të Legit. Ata i ofrojnë shërbimet e tyre në mënyrë të pavarur, sipas fushës së ekspertizës dhe nevojave të klientëve.
Si të regjistrohem në Platformë?
Shërbimet ligjore mund t’i ofroni duke u regjistruar si “Ofrues Shërbimi” në platformë
Kliko butonin "Regjistrohu"
Plotëso formularin e regjistrimit
Depozito dokumentet e kërkuara
Konfirmo të dhënat e plotësuara
Informacioni i plotësuar dhe dokumentat e ngarkuara në formularin e regjistrimit shqyrtohen nga stafi ynë për të garantuar vërtetësinë dhe vlefshmërinë e tyre. Pas regjistrimit, ju mund të merrni njoftime pune nga klientët.
Kujtesë: Ju duhet të regjistroheni si “Ofrues Shërbimi” dhe jo si përdorues të platformës. Vetëm në këtë mënyrë ne do të mund t’ju listojmë në rrjetin e profesionistëve që ofrojnë shërbime në platformën Legit.
Si të gjej klient?
Pas kërkesave të depozituara në platformë nga klientët, Legit njofton profesionistët e regjistruar në platformë për të dhënë oferta pune. Ofertat e punës i shfaqen Klientit i cili përzgjedh të preferuarën e tij. Oferta përfshin një opinion të shkurtër fillestar, afat kohor të angazhimit dhe çmimin.
Legit nuk vepron si referues për profesionistët apo përdoruesit e regjistruar. Përzgjedhja e shërbimeve ligjore është tërësisht në vullnetin e plotë e të lirë të klientit, në varësi të ofertës së marrë.
Kush mund ta përdorë shërbimin “Gjej avokat”?
Të gjithë profesionistët e ligjit janë të mirëpritur të regjistrohen pavarësisht licensimit si avokat apo jo, për sa kohë zotëroni minimalisht një diplomë të nivelit Bachelor në Drejtësi.
Ju inkurajojmë të jeni specifikë në fushat e ekspertizës që ju përzgjidhni gjatë regjistrimit, pasi kjo ndikon në përzgjedhjen tuaj nga klientët.
Legit pranon në çdo kohë kërkesa për regjistrime nga këto profesione:
Jurist
Avokat
Noter
Përmbarues
Ndërmjetës
Përkthyes
Përfaqësues të autorizuar
Në cilin juridiksion mund ta ushtroj veprimtarinë?
Profesionistët duhet të njohin legjislacionin e shteteve më poshtë:
Shqipëri
Kosovë
Maqedoni e Veriut
A duhet të kem licensë?
Jo domosdoshmërisht. Licensa nuk është dokument i detyrueshëm për regjistrim, por kërkohet vetëm për efekt kualifikimesh.
Në rast se ju regjistroheni si avokat, licensa aktive është dokument i detyrueshëm për t’u ngarkuar në platformë. Licensa është kusht për të gjithë ato profesione ligjore që licensohen.
A duhet të kem eksperiencë të gjatë pune?
Eksperienca e punës nuk është kusht për regjistrimin në Platformë.
Si mbrohen të dhënat e mia?
Legit ka prioritet mbrojtjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale, duke u siguruar që çdo informacion që ju jepi përgjatë procesit të regjistrimit dhe nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm të Platformës dhe faqes sonë të Internetit të jetë në përputhje dhe në zbatim te ligjit Nr.9887/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Më shumë rreth mbrojtjes së të dhënave mund të lexoni në Politikën e Privatësisë.
Kur do të tarifohem?
Ju do të tarifoheni nëpërmjet platformës, pas mbylljes së çështjes.
Çfarë shërbimesh mund të ofroj?
Ju mund të ofroni shërbime të ndryshme sipas fushës suaj të ekspertizës.
Klikoni këtu për listën e plotë të shërbimeve që mund të ofroni në platformën Legit.
Për detaje të mëtejshme, ju lutem na kontaktoni në info@legit.al dhe lexoni Kushtet e Përdorimit.