logo

Letër Kërkesë Leje

Letra e Kërkesës për Leje është një dokument që shërben për t’i kërkuar formalisht Punëdhënësit marrjen e pushimeve vjetore të paguara, pushim mjekësor (të vërtetuar me raport mjekësor), dhe pushime të tjera për arsye familjare. Nëse jeni Punëdhënës, këto dokumente do t’ju lehtësojnë procesin e koordinimit dhe organizimit të kërkesave për leje.

Kur duhet ta përdorësh Letrën e Kërkesës për Leje?

Letra e Kërkesës për Leje duhet përdorur nëse:

  • Punëmarrësi dëshiron të marrë pushimet, por Punëdhënësi nuk ka një format të gatshëm

  • Punëdhënësi dëshiron të thjeshtojë kërkesat për leje

  • Përgjegjësi i Burimeve Njerëzore dëshiron të koordinojë kërkesat për leje

Kujt duhet t’ja drejtosh Letrën e Kërkesës për Leje?

Letra e Kërkesës për Leje duhet t’i drejtohet gjithmonë Punëdhënësit, edhe nëse kompania ka një departament të Burimeve Njerëzore.

Punëdhënësi duke mbajtur parasysh dëshirën e Punëmarrësit, ka kompetencën për të përcaktuar datën e fillimit të pushimeve vjetore të paguara.

Kur duhet ta dorëzoj Letrën e Kërkesës për Leje?

Sipas Kodit të Punës, Punëdhënësi duke mbajtur parasysh dëshirën e Punëmarrësit përcakton datën e fillimit të pushimeve vjetore të paguara. Data e fillimit të pushimeve vjetore i njoftohet Punëmarrësit të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara.

Për çfarë mund ta përdor Letrën e Kërkesës për Leje?

Letra e Kërkesës për Leje mund të përdoret për:

  • Të kërkuar fillimin e pushimeve vjetore të paguara

  • Të kërkuar pushim mjekësor (të vërtetuar me raport mjekësor)

  • Të kërkuar pushim të paguar për arsye familjare

  • Të kërkuar fillimin e lejes prindërore

  • Të kërkuar fillimin e lejes së lindjes/ birësimit

Çfarë duhet të përmbajë një Letër Kërkesë Leje?

Letra e Kërkesës për Leje duhet të përmbajë:

  • Gjeneralitetet e Punëmarrësit

  • Arsyen e Letrës së Kërkesës për Leje

  • Numrin total të ditëve dhe orëve për të cilat po kërkohet leje

  • Ditën e kthimit në punë

  • Datën e paraqitjes së kërkesës dhe datën e miratimit ose refuzimit

Sa ditë pushim mund të kërkohen?

Ditët e pushimeve të kërkuara varen nga arsyeja e kërkesës për leje.

Në rast se kërkesa për leje bëhet për të kërkuar pushime vjetore, Punëmarrësi ka të drejtën për të pushuar jo më pak se 4 (katër) javë kalendarike. Megjithatë, pushimet vjetore duhet të shpërndahen përgjatë vitit të punës në vazhdim. Nëse Punëmarrësi nuk ka kryer 1 (një) vit pune të plotë, kohëzgjatja e pushimeve vjetore të paguara përcaktohet në raport me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës.

Në rast se kërkesa për leje bëhet për arsye martese të Punëmarrësit, ose në rast vdekjeje të bashkëshortit/bashkëjetuesit, pasardhësve ose paraardhësve të drejtpërdretë të tij, Punëmarrësi gëzon 5 ditë pushimi të paguar.

Në rast sëmundjeje të rëndë të anëtarëve të familjes, bashkëjetuesit, të paraardhësve ose të pasardhësve të tij të drejtpërdrejtë, të vërtetuar me raport mjekësor, Punëmarrësi përfiton jo më shumë se 30 ditë pushimi të papaguar.

Në rast lindjeje fëmije, bashkëshorti/bashkëjetuesi Punëmarrës përfiton 3 ditë pushimi të paguar.

Në rast se kërkesa për leje bëhet për leje lindjeje, Punëmarrësja ka të drejtën e lejes së lindjes 35 (tridhjetë e pesë) ditë para lindjes, dhe 63 (gjashtëdhejtë e tre) ditë pas lindjes. Të drejtën e lejes së birësimit e gëzon edhe babai birësues. E drejta e lejes së birësimit ushtrohet për një periudhë minimalisht 28 (njëzetë e tetë) ditore

Në rast se, Punëmarrësi ka më shumë se 1 (një) vit pune të pandërprerë tek i njëjti Punëdhënës, ka të drejtë për një leje të papagueshme, jo më pak se 4 (katër) muaj, derisa fëmija që ka në ngarkim të arrijë moshën 6 vjeç. Punëmarrësi duhet të lajmërojë, me shkrim, Punëdhënësin, të paktën 2 (dy) javë përpara fillimit të lejes prindërore

Gjenero Letrën e Kërkesës për Leje në vetëm pesë minuta

Pasqyra


1. Kur duhet ta përdorësh Letrën e Kërkesës për Leje?
2. Kujt duhet t’ja drejtosh Letrën e Kërkesës për Leje?
3. Kur duhet ta dorëzoj Letrën e Kërkesës për Leje?
4. Për çfarë mund ta përdor Letrën e Kërkesës për Leje?
5. Çfarë duhet të përmbajë një Letër Kërkesë Leje?
6. Sa ditë pushim mund të kërkohen?
logo

Dokumente ligjore