logo

Si të gjej avokat?

Legit është një platformë që lidh klientët me profesionistët e ligjit dhe ata të biznesit.

Për të gjetur një profesionist për çështjen tuaj ligjore apo kërkesat e biznesit, ju duhet të Regjistroheni si “Përdorues” në Legit duke klikuar butonin “Regjistrohu”.

Pasi të klikoni butonin “Regjistrohu”, do t’ju shfaqet një formular regjistrimi, të cilin duhet ta plotësoni për të krijuar një llogari në Platformë.

Për të kontaktuar me një profesionist të ligjit ose biznesit, paraprakisht ju duhet të plotësoni një formular ku të specifikoni:

  • Kërkesat e punës

  • Profilin e profesionistit që ju nevojitet

  • Shtetin dhe qytetin prej nga ku e kërkoni profesionistin

  • Afatet relevante kohore, dhe

  • Tarifën/ çmimin tavan

Duke klikuar “Krijo”, çështja juaj do t’i shkojë si njoftim profesionistëve të regjistruar në platformë, të cilët do të përgjigjen me ofertën e tyre, po nëpërmjet platformës.

Të gjitha ofertat do t’ju shfaqen në profilin tuaj, nga ku do të keni mundësinë e përzgjedhjes së ofertës më të leverdisshme për ju.

Oferta e profesionistëve përfshin:

  • Një opinion të shkurtër fillestar

  • Propozim për afatin kohor të angazhimit, dhe

  • Tarifën e punës

Ju inkurajojmë të jeni specifikë në kërkesat tuaja për të marrë oferta sa më të përshtatshme nga avokatët.

Për detaje të mëtejshme, ju lutem na kontaktoni në info@legit.al, ose lexoni Kushtet e Përdorimit dhe Pyetjet e Shpeshta.

Cilët profesionistë mund të gjej në Legit?

Profesionistë të ligjit:

  • Juristë

  • Avokatët (biznesi, civilist, administrative, familjare)

  • Noterë

  • Ekspert ligjor

  • Përmbarues

  • Ndërmjetësues

  • Përkthyes ligjorë

  • Përfaqësues të autorizuar për pronësinë intelektuale

Profesionistë të biznesit:

  • Kontabilist të miratuar

  • Ekonomist

  • Financier

  • Auditues ligjor

Faleminderit që përdor Legit!

Pasqyra


1. Oferta e profesionistëve përfshin:
2. Cilët profesionistë mund të gjej në Legit?

Faqet e informacionit


logo

Dokumente ligjore