Guida e Biznesit
Sipërmarrësit janë individë që hasen gjithmonë me sfida dhe risqe për të zhvilluar idetë e tyre në biznese të suksesshme. Shumë prej sfidave mund të lehtësohen apo parandalohen me mjetet e duhura ligjore. Legit ka përpiluar këtë Udhëzues i cili trajton në mënyrë shteruese themelimin e një sipërmarrjeje, formën ligjore, mbrojtjen e të dhënave dhe të pronësisë intelektuale, dhe kontratat e para që hartojnë sipërmarrësit me punonjësit, bashkëpunëtorët, nënkontraktorët dhe investitorët e tyre.
Ky Udhëzues është shkruar për të gjithë sipërmarrësit që duan të informohen më shumë rreth legjislacionit në vend dhe kushteve që ofron Shqipëria. Çdo seksion është një sintezë e ligjit, shembujve ilustrues, eksperiencave dhe qëndrimeve të themeluesve të tjerë, me një qëllim të vetëm: thjeshtimin e proceseve nëpërmjet nxitjes së shpirtit të sipërmarrjes në Shqipëri.
Nëpërmjet bibliotekës elektronike, Legit ofron materiale ligjore falas për këdo që dëshiron të ketë më shumë njohuri rreth ligjit, biznesit dhe lidershipit.