logo

Politikat e privatësisë

Legit ka prioritet mbrojtjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale, duke u siguruar që çdo informacion që ju jepi nëpërmjet përdorimit të Produkteve dhe Shërbimeve në Paltformë dhe faqen tonë të Internetit të jetë në përputhje dhe në zbatim te ligjit Nr.9887/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Në këtë Politikë Privatësie do të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm për të kuptuar llojin e të dhënave tuaja personale që ne mbledhim, si i përdorim dhe për çfarë qëllimesh. Duke përdorur Platformën dhe faqen tonë të Internetit ju bini dakort dhe pranoni Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit. Nëse nuk jeni dakort dhe nuk dëshironi të pranoni asnjë prej parashikimeve në këtë Politikë Privatësie, atëherë duhet të ndaloni përdorimin e Shërbimeve dhe Produkteve tona.

Ne mund ta përditësojmë këtë Politikë Privatësie sipas ndryshimeve ligjore, dhe/ ose nevojave tona të biznesit. Çdo përditësim ose modifikim do të konsiderohet i zbatueshëm që nga momenti i publikimit të Politikës së Privatësisë me ndryshimet e reja, në faqen tonë të internetit. Prandaj, Përdoruesit rekomandohen të rishikojnë rregullisht këtë Politikë Privatësie në fund të faqes sonë të Internetit.

Ju lutemi të keni parasysh se për të përdorur Shërbimet tona ju duhet të keni mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, dhe të keni zotësi për të lidhur kontrata, sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, duhet të dini se kjo Politikë Privatësie nuk është pjesë e marrëdhënies suaj kontraktore me ne.

Për çdo pretendim ose pyetje në lidhje me sa parashikohet në këtë Politikë Privatësie, mund të na kontaktoni në adresën tonë të email-it info@legit.al, ose në numrin e telefonit (355) 69 634 0059.

Çfarë janë të dhënat personale?

Për qëllime të kësaj Politike Privatësie, "e dhënë personale" do të konsiderohet çdo informacion që ju identifikon ose që mund të përdoret për t’ju identifikuar. Informacione si adresa e email-it me të cilën jeni regjistruar në Platformë, të dhënat që keni vendosur përgjatë plotësimit të Dokumenteve, dhe/ ose informacione të tjera të ofruara duke shfletuar këtë faqe interneti, ose të dhëna të mbledhura nga adresa juaj e IP-së.

Kush është kontrolluesi i të dhënave personale?

Legit është “Kontrolluesi” i të dhënave personale të mbledhura, kur ju shfletoni faqen tonë të Internetit, regjistroheni për të përdorur Shërbimet tona duke krijuar një llogari, kur kontraktoni avokatë nëpërmjet Shërbimit “Gjej Avokat”, dhe/ ose kur na kontaktoni nëpërmjet adresës së email-it apo numrit tonë të telefonit. Kontrolluesi përcakton qëllimet, kushtet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, dhe përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në legjislacion.

Kur zbatohet kjo Politikë Privatësie?

Politika e Privatësisë zbatohet për çdo rast kur Legit në cilësinë e Kontrolluesit mbledh, përdor dhe përpunon të dhënat tuaja personale si Përdorues dhe/ose Klient i Paltformës ose faqes sonë të Internetit.

Faqja jonë e Internetit mund të përmbajë lidhje që mund t'ju drejtojnë në faqet e internetit të palëve të treta. Në këtë rast, ju rikujtojmë se faqet e internetit të palëve të treta nuk kontrollohen nga ne, kështu që ne nuk mund të marrim në asnjë rast përgjegjësinë për informacionin dhe përmbajtjen e shfaqur në to, dhe/ose cilësinë e produkteve dhe/ose shërbimeve të ekspozuara nga këto palë të treta në faqet e tyre, pasi ne nuk kemi kontroll këto faqe. Faqet e internetit të palëve të treta administrohen sipas Politikave të Privatësisë së tyre. Në mënyrë që të kujdeseni për mbrojtjen e të dhënave tuaja, ju këshillojmë të lexoni me kujdes Politikat e Privatësisë në secilën faqe.

Çfarë lloj të dhënash personale mbledhim dhe përpunojmë?

Legit mbledh kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:

  • Të dhëna që ju jepni kur plotësoni dokumentet ligjore, sipas interesit tuaj; të dhëna që ju na lini duke na kontaktuar në adresën e email-it ose në numrin tonë të telefonit, si dhe të dhëna që ju jepni duke u regjistruar në Legit.

  • Të dhëna që ne mbledhim automatikisht, si për shembull, adresa juaj e IP-së, seksionet që ju vizitoni në faqen tonë të internetit, dhe kohën që ju kaloni në faqen tonë të internetit. Ne përdorim Cookies për faqen tonë të internetit, për të përmirësuar eksperiencën e vizitorëve në legit.al. Ju mund të njiheni me Politikën tonë të Cookie-s për të marrë më shumë informacion në lidhje me qëllimet dhe interesat tona përkundrejt jush.

  • Të dhëna që mbledhim nga pagesat tuaja. Ne do të kërkojmë vetëm informacionin e kartës suaj të kreditit ose debitit në faqen e pagesave, sipas planit të abonimit të zgjedhur prej jush në Shërbimet tona. Të dhënat e marra do t'u dërgohen në mënyrë të sigurt ofruesve tanë të certifikuar të shërbimeve të pagesave për autorizimin e transaksionit. Në asnjë rast, ne nuk i shikojmë ose aksesojmë të dhënat e plota të kartës suaj të kreditit ose debitit. Ju lutemi kini parasysh se është përgjegjësia juaj për të mos dhënë apo dërguar informacione të kartës suaj përmes kanaleve të paautorizuara prej nesh.

Në çdo rast, ne përpunojmë vetëm të dhëna personale të cilat janë domosdoshmërisht të nevojshme për përmbushjen e qëllimeve të përshkruara si më sipër. Prandaj, mosdhënia e të dhënave personale mund të rezultojë në pamundësinë për t'ju ndihmuar dhe/ose adresuar kërkesat tuaja për informacion. Po njësoj, nëse na jepni më shumë informacion sesa kërkohet shprehimisht nga ne, ju pranoni përpunimin e të dhënave për të arritur qëllimet e kërkesës tuaj për informim dhe/ ose shërbim.

Për t’u regjistruar në platformen tonë, për të marrë pjesë dhe menaxhuar efektivisht abonimin tuaj në Shërbimet tona dhe/ose për të komunikuar me ne, ju duhet të na jepni informacion të saktë, të vërtetë, të përditësuar dhe të plotë, në mënyrë që ne t’ju identifikojmë lehtësisht.

Nëse na jepni të dhëna personale të palëve të treta, qofshin këta persona të rritur apo të mitur, ju bini dakort se i keni informuar ata për qëllimet për të cilat po i jepni këto të dhëna dhe për arsyet përse do të përpunohen të dhënat e tyre personale, si dhe na garantoni se i keni marrë këto të dhëna me pëlqimin paraprak dhe të shprehur të zotëruesit të tyre. Po për këtë arsye, nëse na jepni të dhënat personale të një të mituri, ju na garantoni se jeni prindi dhe/ose kujdestari ligjor dhe, për rrjedhojë, jepni pëlqimin për përpunimin e të dhënave të fëmijës/ personit nën kujdestari.

Për sa kemi shprehur më sipër, Legit nuk do të mbajë përgjegjësi nëse:

  • Përdoruesit dhe/ose Klientët nuk janë të rritur dhe as nuk kanë zotësi juridike për t'u abonuar në Shërbimet e ofruara në Platformën tonë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Si rrjedhojë, prindërit dhe/ ose kujdestarët ligjorë janë të vetmit përgjegjës që duhet të ushtrojnë kontrollin e duhur mbi aktivitetin në internet të fëmijëve/ personave nën kujdestari, dhe të parandalojnë aksesin e tyre në faqet e internetit, përmbajtja e të cilave nuk është e përshtatshme ose e rekomanduar për të miturit, dhe që mund të sjelli dhënien e informacionit personal, pa autorizimin paraprak të prindërve ose kujdestarëve të tyre ligjorë.

  • Ne marrim të dhënat personale dhe/ose informacionet private të një të rrituri për të përdorur Shërbimet, me anë të një individi tjetër, që nuk e ka marrë paraprakisht pëlqimin e shprehur prej këtij personi për të na komunikuar ne të dhënat e tij personale. Në këtë rast, Legit do të informojë personin e interesuar mbi mënyrën se si janë mbledhur të dhënat e tij personale dhe/ose informacionet private dhe, sipas rastit, ne do t'i kërkojmë individit që na i ka dhënë të dhënat personale të konfirmojë se ai/ajo ka kërkuar pëlqimin e subjektit të të dhënave.

  • Për rrethana që janë jashtë kontrollit tonë, si për shembull, ofrimi i informacionit të gabuar, jo të plotë dhe/ose në keqbesim nga ju si përdorues dhe/ose klientë, ju do të mbani vetë përgjegjësi për pasaktësinë ose mungesën e vërtetësisë së informacionit të dhënë.

Për çfarë i përdorim të dhënat tuaja personale?

Ne përdorim të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:

  • Për të mundësuar aksesin tuaj ndaj Platformës sonë, dhe përdorimit të modeleve të dokumenteve ligjore që ofrojmë, dhe sipas rastit, kontraktimit të Shërbimeve me pagesë që ofrohen në këtë faqe interneti;

  • Për t’u njohur me pyetjet dhe kërkesat tuaja mbi marrjen e informacionit shtesë, anullimet dhe/ose pyetjet e rimbursimit dërguar nëpërmjet mënyrave alternative të komunikimit;

  • Për t'ju dërguar emaile në lidhje me Shërbimet dhe/ose planin tuaj të abonimit në Paltformën tonë, si për shembull, emailet e konfirmimit të pagesës;

  • Për t’ju kërkuar informacion shtesë për të verifikuar identitetin tuaj si klienti ynë;

  • Për qëllime administrative që lidhen me përmirësimin dhe menaxhimin e Shërbimeve tona, të tilla veprime kontabiliteti dhe faturimit, verifikimi i informacionit tuaj të pagesës;

  • Për të përmbushur detyrimet tona ligjore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi, dhe/ose për t'iu përgjigjur kërkesave të autoriteteve ligjzbatuese;

  • Për të mbrojtur, hetuar dhe penguar përdorimin e faqes sonë të Internetit dhe Platformës prej aktiviteteve mashtruese, të paautorizuara ose të paligjshme.

  • Për të përmirësuar cilësinë e informacionit, faqen tonë të internetit, Shërbimet dhe komunikimin me klientët, si dhe për të përmirësuar përvojën tuaj si përdoruesit në faqen tonë të internetit duke analizuar sjelljen tuaj gjatë lundrimit në të.

  • Për t’ju njoftuar periodikisht mbi informacionet e reja në faqen tonë të Internetit.

Ju bëjmë me dije se nëse ju na kontaktoni nëpërmjet telefonit, telefonata juaj mund të regjistrohet për qëllime sigurie dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të ofruar. Për këtë veprim, ju do të informoheni paraprakisht mbi regjistrimin e telefonatës, dhe gjithashtu do të keni akses ndaj mënyrave se si Legit i përpunon të dhënat tuaja personale dhe/ose informacionin që do t'ju kërkohet të jepni përgjatë telefonatës për të verifikuar identitetin tuaj si klienti ynë. Telefonata juaj do të regjistrohet vetëm nëse ju na jepni pëlqimin tuaj të shprehur për këtë gjë. Në rast se ju nuk dëshironi të regjistroheni, atëherë duhet ta mbyllni telefonin dhe të mos vazhdoni me thirrjen tuaj dhe të na kontaktoni në forma nëpërmjet email-it. Ju bëjmë gjithashtu me dije se, komunikimi në forma të tjera, do të ruhet për të njëjtat arsye, për qëllime sigurie dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të ofruar.

Cila është baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale?

Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale bazuar në legjislacionin në fuqi. Arsyet përse ne i mbledhim, ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja mbështeten në ligjin Nr.9887/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, dhe aktet nënligjore në fuqi.

Ne veprojmë në bazë të:

  • Pëlqimit të shprehur prej jush për përpunimin e të dhënave personale sipas qëllimeve tona, të vendosura në dijeninë tuaj në këtë Politikë Privatësie dhe në kohën e mbledhjes së të dhënave tuaja (d.m.th. informacioni që ju jepni kur i përgjigjeni pyetjeve tona pasi na kontaktoni).

  • Përmbushjes së detyrimit kontraktor kur blini Shërbimet tona ose kur ju dërgojmë një email konfirmimi të pagesave.

  • Përmbushjen e detyrimeve tona, me natyrë ligjore, për t’ju përgjigjur kërkesave dhe/ ose pretendimeve të institucioneve ligjzbatuese në vend.

  • Interesit tonë legjitim për (i) ofrimin e një eksperience të përmirësuar ndaj përdoruesve kur aksesojnë dhe përdorin këtë faqe interneti, (ii) për të verifikuar identitetin e klientëve dhe për të monitoruar aktivitetet mashtruese, në mënyrë që të ruajmë sigurinë dhe integritetin e faqes sonë të internetit; (iii) mbrojtjen dhe adresimin e të drejtave tona në rast se mund të lindë një pretendim nga palë të tjera, në lidhje me Shërbimet e ofruara në Paltformë.

Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?

Ne do t'i mbajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat ato mblidhen dhe përpunohen dhe, pas kësaj kohe, të dhënat tuaja personale do të ruhen dhe arkivohen sipas parashikimeve ligjore në fuqi, derisa Legit të ketë përmbushur detyrimet ligjore, nevojat, objektivat dhe strategjitë e biznesit. Gjithashtu, ju bëjmë të ditur se të dhënat tuaja personale do të ruhen, për shembull, për aq kohë sa është e nevojshme për të adresuar dhe mbrojtur interesat tona legjitime në lidhje me çdo pretendim ndaj Shërbimeve që ofrojmë; derisa t’i përgjigjemi kërkesave tuaja për informacion, anullim dhe/ ose rimbursim; për të hetuar dhe zbuluar veprimtaritë në mashtrim të ligjit ose veprimtaritë e paligjshme.

Në përfundim të periudhës së nevojshme të ruajtjes, të dhënat tuaja personale do të fshihen në mënyrë të sigurt nga sistemet tona të informacionit.

Për më tepër, nëse na keni dhënë pëlqimin tuaj për të përpunuar të dhënat tuaja personale për qëllime specifike, ju lutemi vini re se mund ta tërhiqni pëlqimin e dhënë, në çdo kohë duke na kontaktuar nëpërmjet adresës së email-it dhe numrit të telefonit. Pasi të marrim kërkesën tuaj për tërheqje pëlqimi, ne do të vazhdojmë me fshirjen e të dhënave tuaja personale.

Me kë i ndajmë të dhënat personale?

Ne mund t'i komunikojmë të dhënat tuaja personale palëve të treta në vijim, që përfshijnë, por pa u kufizuar në:

  • Kompanitë e kartave të kreditit dhe debitit për kryerjen e pagesave dhe (kur është e nevojshme) për të kryer kontrolle sigurie;

  • Organet publike dhe/ose autoritetet ligjzbatuese, për sa kohë kërkesat e tyre bazohen në legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi;

  • Studiot ligjore për t'iu përgjigjur pretendimeve në lidhje me shërbimet tona profesionale dhe/ose për të mbrojtur interesat tona legjitime;

  • Ofruesit e shërbimeve teknologjike që mirëmbajnë sistemet tona të informacionit dhe/ose që na ofrojnë mjete ose mbështetje teknologjike;

  • Kontraktorët që na ndihmojnë të ofrojmë në mënyrë korrekte shërbimet tona profesionale.

Palët e treta të përmendura më sipër mund t’i kenë zyrat qëndrore në Shqipëri, prandaj të dhënat tuaja personale nuk do të jenë objekt i transferimeve ndërkombëtare. Në çdo rast, nëse ne e konsiderojmë të përshtatshme transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale, ne ju bëjmë me dije paraprakisht se transferimi ndërkombëtar do të bëhet vetëm ndaj marrësve që ofrojnë një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave ose, nëse kjo nuk ndodh, ne do të zbatojmë masat e duhura mbrojtëse, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë që të siguroheni se të dhënat tuaja personale mbrohen siç duhet, dhe se të drejtat dhe liritë tuaja individuale janë përparësia jonë.

Si i mbrojmë të dhënat tuaja personale?

Besimi juaj është shumë i rëndësishëm për ne. Prandaj, ne i ruajmë të dhënat tuaja personale në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale në sistemet tona të informacionit. Ne kemi marrë masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur dhe arkivuar të dhënat tuaja personale kundër aksesit të paligjshëm ose të paautorizuar, humbjes ose shkatërrimit të paparashikuar, dëmtimit, përdorimit dhe zbulimit të paligjshëm ose të paautorizuar.

Po kështu, ne kemi marrë masa paraprake të arsyeshme për të garantuar që i gjithë stafi ynë, si dhe kontraktoret ose bashkëpunëtorët që kanë akses ndaj të dhënave personale të vizitorëve dhe/ ose klientëve, është trajnuar në mënyrën e duhur në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të mbledhura, dhe se të gjitha veprimet e kryera prej tyre i përmbahen detyrimeve sipas kësaj Politike Privatësie, duke respektuar dhe mbrojtur sigurinë e të dhënave tuaja personale.

Ne zotohemi se do të bëjmë çmos për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale që ju na jepni duke përdorur faqen tonë të internetit dhe/ose që ju mund të na jepni me mjete të tjera, si për shembull nëpërmjet komunikimeve me email. Pavarësisht kësaj, ju lutemi kini parasysh se vetë ju, gjithashtu, duhet të merrni masa paraprake për sigurinë e të dhënave tuaja personale, si për shembull, të mos ndani të dhënat tuaja të "Llogarisë së Përdoruesit" të Platformës sonë, me individë të tjerë, dhe të mos konfirmoni apo autorizoni asnjë të dhënat bankare me anë të mesazheve të dërguara nga palë që nuk jemi ne, ose të autorizuara prej nesh.

Cilat janë të dretat tuaja dhe si mund t'i ushtroni ato?

Ju mund të ushtroni të drejtat tuaja për akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit, kundërshtim, si dhe të drejtën e transferimit së të dhënave tuaja personale, duke na dërguar një kërkesë me shkrim (së bashku me një fotografi të ID-së tuaj) nëpërmjet: info@legit.al.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Legit e merr shumë seriozisht sigurinë e të dhënave personale të vizitorëve dhe/ ose klientëve tanë, dhe për këtë arsye, ne marrim të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative për të siguruar mbrojtjen dhe konfidencialitetin e tyre. Rrjedhimisht, për t’ju përgjigjur kërkesës tuaj për mbrojtjen e të dhënave, ne mund t'ju kontaktojmë fillimisht, për të verifikuar identitetin tuaj si klienti ynë. Pasi këtij momenti, ne do t'i përgjigjemi kërkesës suaj, në çdo rast, sipas parashikimeve të bëra më poshtë.

Gjithashtu, përpara se të ushtrohet e drejta e fshirjes së të dhënave personale duhet pasur parasysh se:

  • Nëse identifikoheni si klienti ynë dhe kërkoni të ushtroni të drejtën tuaj për mbrojtjen e të dhënave nëpërmjet fshirjes, Llogaria juaj Personale do të fshihet dhe, për rrjedhojë, do të humbni aksesin në të gjitha dokumentet e zgjedhura dhe të modifikuara nga ju deri në atë moment.

  • Nëse jeni një palë e tretë që shfaqet në dokumentet e përzgjedhura dhe të redaktuara nga një klient, dhe ju ushtroni të drejtën e fshirjes, Legit do të vazhdojë të fshijë dokumentet në të cilat shfaqeni ju, në cilësinë e palës së tretë, në llogarinë personale të klientit. Klienti do të njoftohet në çdo rast për rrethanat përkatëse.

Ju mund të modifikoni "Cilësimet e Privatësisë" të shfletuesit tuaj të internetit për të konfiguruar në çdo kohë skedarët e gjurmimit. Gjithashtu, mund të instaloni programe ose shtesa në shfletuesin tuaj, të njohura si veglat "Mos gjurmoni", të cilat do t'ju lejojnë të zgjidhni "Cookies" që ju dëshironi të lejoni.

Si rregull i përgjithshëm, ne do t'u përgjigjemi kërkesave për të drejtat e mbrojtjes së të dhënave personale brenda 1 (një) muaji. Herë pas here, dhe vetëm nëse është e nevojshme, kjo periudhë mund të zgjatet deri në 2 (dy) muaj, duke marrë parasysh natyrën e ndërlikuar të kërkesës tuaj dhe/ ose numrin e tyre. Në këto raste, ne do t'ju njoftojmë mbi kohëzgjatjen e marrjes së përgjigjes, duke ju shpjeguar arsyet e vonesës.

Së fundmi, ju informojmë se, në rast se e konsideroni të përshtatshme, keni të drejtë të paraqesni një ankesë pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, veçanërisht nëse konsideroni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave nuk janë adresuar në mënyrën e duhur.

Ne jemi në dispozicionin tuaj për çdo dyshim ose pyetje që mund të keni në lidhje me këtë Politikë Privatësie ose përpunimin e të dhënave tuaja personale. Nëse keni pyetje të tjera shtesë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni nëpërmjet adresës së email-it info@legit.al dhe/ ose numrit (355) 69 634 0059.

Pasqyra


1. Çfarë janë të dhënat personale?
2. Kush është kontrolluesi i të dhënave personale?
3. Kur zbatohet kjo Politikë Privatësie?
4. Çfarë lloj të dhënash personale mbledhim dhe përpunojmë?
5. Për çfarë i përdorim të dhënat tuaja personale?
6. Cila është baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale?
7. Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?
8. Me kë i ndajmë të dhënat personale?
9. Si i mbrojmë të dhënat tuaja personale?
10. Cilat janë të dretat tuaja dhe si mund t'i ushtroni ato?

Faqet e informacionit


logo

Dokumente ligjore