Dokumente ligjore
Biznes
Akti i Themelimit
Akti i Themelimit është dokument ligjor që përmban informacione të rëndësishme për një shoqëri tregtare. Me anë të tij, themeluesit shprehin vullnetin e përbashkët për krijimin dhe regjistrimin e shoqërisë në përputhje me kërkesat ligjore.
Plani i Biznesit
Plani i Biznesit është një dokument i shkruar që shërben për të strukturuar formalisht idenë tuaj të biznesit, e për të prezantuar produket dhe/ose shërbimet tek financuesit e mundshëm. Plani i Biznesit nuk ju vjen në ndihmë vetëm me investitorët, por mundëson krijimin e një strategjie të mirëfilltë për të konkurruar denjësisht në treg.
Statuti
Statuti është dokument ligjor që përmban informacione të rëndësishme për një shoqëri tregtare. Me anë të tij, themeluesit shprehin vullnetin e përbashkët për krijimin dhe regjistrimin e kompanisë në përputhje me kërkesat ligjore. Me ndryshimet e reja ligjore, sipërmarrësit që duan të regjistrojnë një sh.p.k. mund të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) vetëm Statutin e shoqërisë (pa Akt Themelimi), nëse në të kanë shprehur qartë vullnetin për të krijuar shoqërinë dhe mënyrën e funksionimit të saj.
Punësim
Kontrata e Punës
Kontrata e punës është një marrëveshje midis palëve që rregullon marrëdhënien dinamike të punësimit. Kodi i Punës parashikon dispozita lejuese dhe detyruese, sipas së cilave udhëhiqen Punëdhënësi dhe Punëmarrësi përgjatë punësimit. Një ndër elementët më të rëndësishëm të kontratës së punës është forma e saj e shkruar.
Letra e Dorëheqjes
Letra e Dorëheqjes është një dokument që përdoret nga Punëmarrësi për të formalizuar procesin e njëanshëm të largimit nga puna. Zakonisht, këto letra janë të thjeshta në përmbajtje, por të drejtpërdrejta në kërkesa. Me anë të Letrës së Dorëheqjes, Punëmarrësi mund ta ndihmojë Punëdhënësin aktual të menaxhojë në kohë mungesat në personel.
Letër Autorizimi për Punëmarrësin
Letra e Autorizimit për Punëmarrësin vërteton se një individ (Punëmarrësi) ka autoritet ligjor për të kryer veprime në emër të një shoqërie ose biznesi.
Çdo individ, partner dhe/ose punonjës i autorizuar, që kryen veprime në emër të shoqërisë duhet të bashkëngjisë Letrën e Autorizimit për Punëmarrësin.
Letër Kërkesë Leje
Letra e Kërkesës për Leje është një dokument që shërben për t’i kërkuar formalisht Punëdhënësit marrjen e pushimeve vjetore të paguara, pushim mjekësor (të vërtetuar me raport mjekësor), dhe pushime të tjera për arsye familjare. Nëse jeni Punëdhënës, këto dokumente do t’ju lehtësojnë procesin e koordinimit dhe organizimit të kërkesave për leje.
Shërbime
Akt Përfaqësimi
Akti i Përfaqësimit është një dokument me anë të së cilit i Përfaqësuari, me vullnetin e tij të lirë përcakton karakterin dhe vëllimin e tagreve të Përfaqësuesit.
Kontrata e Qirasë
Kontrata e Qirasë është një dokument që përdoret të përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e palëve (Qiramarrësit dhe Qiradhënësit) mbi sendet e dhëna me qira. Qiradhënësi dhe Qiramarrësi duke përkufizuar interesat e tyre ligjore, garantojnë në të njëjtën kohë mbrojtjen e interesave ekonomike.
Kontrata e Shit-Blerjes
Shitja është një proces që i sjell Shitësit përfitime ekonomike, ndërsa Blerësit - të mira materiale. Kontrata e Shit-blerjes (në vazhdim referuar si ‘Kontrata e Shitjes’) është një instrument juridik që siguron gëzimin e ligjshëm të këtyre të drejtave, për të dyja Palët (Shitësin dhe Blerësin).
Kontrata e Shërbimit
Kontrata e Shërbimit është një marrëveshje që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve, duke siguruar në të njëjtën kohë mbrojtjen e interesave ekonomike dhe ligjore të palëve (Ofruesit të Shërbimit dhe Klientit).
Kontratat e Shërbimit mund të nënshkruhen midis individëve, një biznesi dhe një individi, ose midis bizneseve. Ato mund të përdoren gjithashtu nga persona apo kompani që kanë për qëllim nënkontraktimin e proceseve të biznesit.
Marrëveshja e Konfidencialitetit
Marrëveshja e Konfidencialitetit është një kontratë e zbatueshme ligjërisht, e nënshkruar midis palëve për përdorimin dhe ruajtjen në mënyrë konfidenciale të informacionit të shkëmbyer midis tyre. Zakonisht, në një Marrëveshje Konfidencialiteti janë vetëm 2 (dy) palë nënshkruese, 'Dhënësi' i informacionit (njëkohësisht edhe zotëruesi i tij) dhe 'Marrësi'.
Marrëveshja e Procesimit të të Dhënave Personale
Marrëveshja e Procesimit të të Dhënave Personale është një deklaratë me shkrim që rregullon mënyrën e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale. Subjektet që e ushtrojnë këtë veprimtari janë të detyruar në bazë të Ligjit Nr.9887/2008, i ndryshuar, të hartojnë Marrëveshje të Procesimit të të Dhënave Personale. Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale bëhet duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.