Kontratat elektronike
Teknologjia ligjore është një industri relativisht e re, por jo e pakuptueshme. Produktet më inovatore të saj janë kontratat elektronike, funksionet kryesore të së cilave janë minimizimi i kostove dhe rritja e eficensës përgjatë ndërveprimit midis palëve nënshkruese.
Përgjithësisht, kontratat i ndihmojnë palët të krijojnë marrëdhënie të sigurta ligjore, pavarësisht cilësimit të tyre në to si Punëdhënës apo Punëmarrës, Kontraktues apo Ofrues Shërbimi, Autorizues apo i Autorizuar, Qiradhënës apo Qiramarrës.
Ky udhëzues ofron një informacion të përgjithshëm rreth fazës para-kontraktore, kontratave dhe metamorfozës së tyre në formë elektronike, zhvillimit të teknologjisë ligjore dhe llojeve të dokumenteve ligjore që mund të gjeneroni në Platformën Legit.
Ne besojmë se autonomia e marrjes dhe dhënies së shërbimeve ligjore, reflektohet në përmirësimin e cilësisë së tyre me anë të informacionit. Prandaj, ky udhëzues është shkruar për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja rreth produkteve dhe shërbimeve tona, si dhe industrisë së cilës i përkasim.
Biblioteka jonë elektronike ofron praktika dhe informacion falas për këdo që dëshiron të ketë më shumë njohuri rreth ligjit, biznesit dhe lidershipit. Ndërkohë platforma Legit ju ofron mundësinë e krijimit të kontratave.