logo

Kushtet e përdorimit

Shërbimet dhe informacionet e ofruara në Legit i nënshtrohen Kushteve të Përdorimit ("KP") dhe Politikës së Privatësisë ("PP") si më poshtë. Legit rezervon të drejtën e përditësimit të tyre në çdo kohë, duke dërguar një njoftim paraprak. Versioni i fundit i Kushteve të Përdorimit mund të rishikohet në fund të faqes së internetit, duke klikuar lidhjen e vendosur mbi "Kushtet e Përdorimit".

Prova Falas

Legit ofron Provë Falas për përdorimin e kufizuar të planeve me pagesë, për përdoruesit e rinj që duan të provojnë shërbimin tonë të krijimit të dokumenteve ligjore, duke pasur mundësinë e krijimit dhe shkarkimit të një dokumenti brenda një afati 7 (shtatë) ditor. Të interesuarit fillimisht duhet të regjistrohen si Përdorues në platformë për të filluar një provë, e cila më pas jep 7 (shtatë) ditë akses falas për personalizimin e një prej dokumenteve tona.

Nëse zgjidhni të filloni një Provë Falas, do të anëtarësoheni në një prej planeve me pagesë që keni zgjedhur në fund të Provës Falas dhe do të autorizoni Legit që t’ju tarifojë sipas planit të përzgjedhur të antarësimit.

Ju lutem vini re: Tarifat e anëtarësimit janë mujore dhe vjetore, në varësi të planit të përzgjedhur.

Nëse dëshironi të përdorni Dokumente shtesë, përtej atyre të përfshira në Ofertën e Provës, mund t'ju kërkohet t'i blini ato veçmas ose të rishikoni anëtarësimin me pagesë përpara përfundimit të periudhës së Provës Falas. Ju lutemi vizitoni Faqen e Tarfiave për të parë planet dhe çmimet për detaje shtesë mbi anëtarësimet e disponueshme. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar çmimet tona herë pas here, por ndryshimet tarifore do të aplikohen për shërbimet e ardhshme, jo planet tashmë të tarifuara.

Legit mund t'ju tarifojë automatikisht për përdorimin e shërbimeve në përfundim të Provës Falas ose pas rinovimit të anëtarësimit, përveçse kur ju na njoftoni se dëshironi ta anulloni anëtarësimin, ose zgjidhni një plan tjetër tarifor.

Për t'ju siguruar shërbim të pandërprerë dhe blerjen e përshtatshme të dokumenteve dhe shërbimeve shtesë, Legit do të ruajë dhe përditësojë (p.sh. pas mbarimit) mënyrën tuaj të pagesës në një skedar të veçantë. Nëse, për ndonjë arsye, nuk do të jemi jemi në gjendje t’ju tarifojmë sipas mënyrës së përzgjedhur të pagesës, ne rezervojmë të drejtën t’ju tarifojmë për një plan me çmim më të ulët ose të pezullojmë anëtarësimin tuaj me pagesë derisa mënyra juaj e pagesës të mund të tarifohet përsëri. Ju lutemi vini re se është përgjegjësia juaj që të ruani informacionin aktual të faturimit me Legit.

Shkurtimisht

Kur regjistroheni për një Provë Falas, Legit do t'ju konvertojë në një anëtarësim me pagesë në përfundim të kësaj Prove, përveçse kur ju e anulloni paraprakisht këtë anëtarësim. Tarifimi do të aplikohet mbi shërbimet që do të përdorni pas Provës Falas, jo për dokumentet e krijuar dhe shkarkuar brenda afatit 7 (shtatë) ditor. Anëtarësimet mujore do të rinovohen automatikisht çdo muaj, por ju mund t'i anuloni ose përzgjidhni një plan tjetër në çdo kohë.

Politika e Rimbursimit

Ne dëshirojmë që ju të jeni të kënaqur me Shërbimet e ofruara në Legit. Nëse mendoni se ka pasur një gabim me faturimin, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë me e-mail në adresën info@legit.al ose na telefononi në numrin (355) 69-634-0059, në mënyrë që ne t'ju ndihmojmë me zgjidhjen e problemit, t’ju rimbursojmë ose t’ju ofrojmë kredit të përdorshëm për Shërbimet e ardhshme.

Kur na kontaktoni, ju lutemi përfshini çdo detaj në lidhje me Shërbimet që keni blerë, në mënyrë që të sigurohemi që të jeni plotësisht të kënaqur me eksperiencën tuaj në Legit. Të gjitha kërkesat për rimbursim duhet të shqyrtohen brenda 2 (dy) ditësh nga blerja.

Ne nuk ofrojmë rimbursime për pagesat ndaj palëve të treta që kanë një rol në përpunimin e porosisë tuaj. Ne gjithashtu nuk mund të rimbursojmë paratë e paguara nga ju drejtpërdrejt ndaj palëve të treta, si p.sh. pagesat e bëra nga ju drejtpërdrejt te një avokat i jashtëm.

Shkurtimisht

Ne ofrojmë rimbursime për gabimet në faturim. Nëse ndryshoni mendje dhe dëshironi të anuloni një plan për të cilin keni paguar paraprakisht, ne mund t'ju ofrojmë një rimbursim të përpjestuar me përdorimin e shërbimit dhe kohën e mbetur. Legit nuk ofron rimbursime për shërbimet që keni përdorur tashmë, përveçse nëse ka pasur një gabim në tarifimin tuaj për atë shërbim.

Ndryshimi i Palnit me Pagesë

Për të ndryshuar anëtarësimin tuaj në një prej planeve me pagesë, ju lutemi ndiqni këto Udhëzime. Për ndihmë shtesë, ju mund të na telefononi në numrin (355) 69-634-0059, në ditët Hënë - e Premte, në orën 10:00 - 17:00 CET.

Ju lutemi vini re se: Nëse vendosni të përzgjidhni një tjetër plan tarifor, ne rezervojmë të drejtën të mbledhim tarifa nga ju për mbulimin e kostove të ngarkuara deri më tani nga Legit në emër të llogarisë tuaj. Përveç kësaj, nëse nuk arrini të kryeni një pagesë në kohë, Legit rezervon të drejtën të ndryshojë planin tuaj të anëtarësimit pa njoftim paraprak.

Ju lutemi vini re: Kalimi në një tjetër plan tarifor nuk ndikon në mundësinë për të hyrë dhe përdorur dokumentet që keni krijuar tashmë në Panelin tuaj.

Shkurtimisht

Ju mund ta ndryshoni llogarinë tuaj në çdo kohë. Nëse ndaloni së paguari për planin me pagesë të përzgjedhur, ne mund ta ndryshojmë atë për ju në një plan me pagesë më të ulët.

Informacionet në Legit nuk Zëvendësojnë Avokatin

Legit ofron akses falas ndaj informacioneve ligjore, vendeve të lira të punës, librarisë, disa guidave elektronike, fjalorëve ligjorë, dhe nëpërmjet kësaj platforme ofron mundësinë për të gjetur avokatë dhe për të krijuar dokumente ligjore (Shërbime). Shërbimet, duke përfshirë çdo përditësim apo përmirësim të tyre, dhe/ose shtimin e ndonjë veçorie të re, u nënshtrohen Kushteve të Përdorimit.

Informacioni Ligjor i ofruar në Platformë së bashku me përmbajtjen e Shërbimeve të tjera në lidhje me çështjet ligjore, ofrohet për përdorimin tuaj privat dhe nuk përbën këshillë ligjore, dhe as nuk i zëvendëson këshillat ligjore të dhëna nga një jurist. Legit nuk shqyrton asnjë kërkesë të bërë nga ju për verifikimin e ligjit, nuk nxjerr konkluzione ligjore, nuk jep opinione ligjore lidhur me situatën tuaj konkrete dhe as nuk jep mendim juridik për situatën tuaj.

Nëse keni nevojë për këshilla ligjore për një problem specifik, duhet të konsultoheni me një avokat duke përdorur shërbimin tonë Gjej Avokat. Informacioni ligjor i ofruar nga Legit nëpërmjet Shërbimeve në Platformë nuk zëvendëson këshillat ligjore të avokatit.

Përdorimi i Shërbimeve të Legit nuk krijon një marrëdhënie avokat-klient midis jush dhe Legit, ose midis jush dhe çdo punonjësi ose përfaqësuesi të Legit, përveçse nëse ju angazhoheni ligjërisht me Legit. Nëse nuk përfaqësoheni nga një avokat, përfshirë këtu një avokat të jashtëm, ju përfaqësoni veten në çdo çështje ligjore me të cilën angazhoheni nëpërmjet Shërbimeve tona.

Legit nuk ofron Shërbim “Referencë Avokati”. Avokatët e listuar në Shërbimin tonë “Gjej Avokat” i ofrohen publikut pa pagesë dhe vetëm për qëllime informimi. Legit nuk rekomandon asnjë avokat dhe nuk jep asnjë garanci për kualifikimet ose kompetencat e tyre.

Shkurtimisht

Informacioni Ligjor në Legit nuk zëvendëson këshillat ligjore të një avokati.

Ndërveprimi me Avokatët

Kur përdorni Shërbimin tonë “Gjej Avokat” ju keni të drejtën e një konsultimi fillestar përpara se të hyni zyrtarisht në një marrëdhënie avokat-klient. Këto konsultime ose ndërveprime fillestare synojnë të jenë një pikënisje për trajtimin e çështjes suaj ligjore, dhe nuk përbëjnë domosdoshmërisht këshilla ligjore ose krijojnë një marrëdhënie avokat-klient.

Nëse përzgjidhni një avokat të listuar në Legti për t’ju ofruar këshilla ligjore, do të hyni në një angazhim të veçantë që krijon marrëdhënie avokat-klient midis jush dhe platformës sonë “Gjej Avokat”. Në këtë situatë do të aplikohen Kushte Shtesë, të cilat do t’ju bëhen të ditura përpara se të angazhoheni ligjërisht me Legit. Përpara se ju të nënshkruani për këtë angazhim ligjor, nuk do të krijohet asnjë marrëdhënie avokat-klient midis jush dhe Legit. Në rast se ka një konflikt midis Kushteve Shtesë dhe Kushteve të Përdorimit, do të zbatohen rregullat e Kushteve të Përdorimit.

Shkurtimisht

Ju mund të përzgjidhni një prej avokatëve të listuar në Legit për trajtimin e çështjes suaj ligjore. Në këtë rast, Legit nuk mban asnjë përgjegjësi për shërbimet ose këshillat e dhëna prej tyre. Ne mund të kemi akses vetëm ndaj mesazheve që ju i dërgoni një avokati nëpërmjet Shërbimit tonë “Gjej Avokat” me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së Platformës.

Deklaratë mbi Listimin e Avokatëve

Profilet e avokatëve të listuar në Shërbimin tonë “Gjej Avokat” ofrohen si një shërbim publik, dhe jo si reklamë me pagesë. Legit nuk garanton saktësinë e informacionit përshkrues në profilet e avokatëve.

Avokatët e jashtëm janë kontraktorë të pavarur, të cilët janë përgjegjës vetëm për këshillat që ata japin, shërbimet që ofrojnë dhe mënyrën sesi e prezantojnë veten. Ju jeni përgjegjës për vlerësimin e cilësisë, integritetit, përshtatshmërisë dhe besueshmërisë së të gjithë personave me të cilët komunikoni në lidhje me nevojat tuaja ligjore. Vlerësimet nën profilin e secilit avokat (për shembull, dëshmitë pozitive nga klientët e mëparshëm) nuk garantojnë rezultate të ngjashme me ato të klientëve të mëparshëm

Profilet e avokatëve në Legit dhe informacionet që ne i bëjmë të disponueshme publikisht ofrohen për qëllime të informimi, por nuk nënkuptojnë se Legit mund të ofrojë këshilla ligjore në të gjitha juridiksionet. Përkundrazi, avokatët në Legit janë në dispozicion vetëm për të ndihmuar klientët në juridiksionin shqiptar dhe kosovar, ku Legit është i autorizuar të ofrojë shërbime ligjore; informacione në lidhje me Shërbimet e Legit, dhe nuk janë të destinuara të shërbejnë si informacion ligjor për juridiksione jashtë shtetit shqiptar dhe kosovar.

Shkurtimisht

Përzgjedhja e një avokati është vendim i rëndësishëm, ndaj plotësoni sa më saktë kërkesat tuaja ndaj tyre.

Përfundimi i Anëtarësimit dhe Kufizimi i Aksesit

Legit rezervon të drejtën, që në diskrecionin e vetë, të limitojë ose të ndërpresë aksesin tuaj ndaj Shërbimeve, për çfarëdo arsye dhe në çdo kohë pa njoftim paraprak. Për shembull, ne mund të pezullojmë ose ndërpresim përdorimin tuaj në disa ose të gjitha Shërbimet nëse shkelni këto Kushte Përdorimi, ose i përdorni Shërbimet në një mënyrë që mund të na ekspozojë ndaj përgjegjësisë ligjore, ose nëse përdorimi i Shërbimeve nga ana juaj pengon të tjerët në përdorimin e Shërbimeve.

Nëse Legit zgjedh të përfundojë anëtarësimin tuaj, ju do të njoftoheni për këtë veprim në adresën tuaj të emailit, me të cilën jeni regjistruar në Legit. Ne rezervojmë gjithashtu të drejtën për të modifikuar ose ndërprerë, përkohësisht ose përgjithmonë, çdo pjesë të Shërbimeve të ofruara në platformë, me anë të një njoftimi. Nëpërmjet këtyre Kushteve ju pranoni që Legit nuk do të jetë përgjegjës ndaj jush ose ndaj ndonjë pale të tretë për çdo modifikim, pezullim ose ndërprerje të anëtarësimit ose aksesit tuaj në Shërbime.

Shkurtimisht

Legit ka të drejtë të limitojë ose anulojë llogarinë tuaj në çdo kohë. Kjo është një ngjarje shumë e rrallë, dhe do të ndodhë vetëm nëse ju shkelni Kushtet e Përdorimit, ligjin ose jeni duke keqpërdorur Shërbimet e Platformës.

Pronësia Intelektuale dhe Ruajtja e Dokumenteve Tuaja

Legit ruan të drejtat e pronësisë intelektuale në dokumentet që ju krijoni dhe përdorni në Platfromë. Ju i jepni autorizim Legit që të përdorë Dokumentet, me qëllim përmirësimin e Shërbimeve në Paltformë.

Ju pranoni dhe bini dakord që Legit mund t'i ruajë këto dokumente si dhe t'ua bëjë të ditura palëve të treta, nëse kërkohet me ligj për ta bërë këtë gjë, ose me mirëbesim se ruajtja ose vënia në dijeni ndaj palëve të treta është veprim i arsyeshëm për të përmbushur një prej këtyre nevojave: (1) është në funksion të një procesi ligjor, ligjeve në fuqi ose kërkesave shtetërore (2) për të zbatuar këto Kushte Përdorimi; (3) për t'iu përgjigjur pretendimeve se përmbajtja e tyre shkel të drejtat e palëve të treta; ose (4) për të mbrojtur të drejtat, pronësinë intelektuale ose interesat e Legit, përdoruesve tanë dhe publikut. Nëpërmjet këtyre Kushteve, ju bini dakort se përpunimi teknik dhe transmetimi i Shërbimimeve, duke përfshirë Dokumentet tuaja dhe përmbajtje të tjera, mund të përfshijë transmetime përmes rrjeteve të palëve të treta dhe ndryshime për t'iu përshtatur kërkesave teknike të rrjeteve ose pajisjeve lidhëse.

Shkurtimisht

Dokumentet që krijoni dhe ruani në llogarinë tuaj ju përkasin juve, por jo në kushtet e pronësisë intelektuale. Nëse kërkohet me ligj, ose për arsye të tjera, ne kemi të drejtë t'i ndajmë dokumentet në mirëbesim, me autoritetet ligjzbatuese ose palë të tjera që kanë një interes legjitim.

Pëlqimi Për të Marrë Email

Duke krijuar një llogari në Legit, ju bini dakort që mund të merrni komunikime nga ne, të tilla si njoftime javore, ofertat të personalizuara, rikujtuesë dhe përditësime mbi kushtet e llogarisë. Ju gjithashtu keni të drejtë ta hiqni veten nga këto komunikime, duke klikuar lidhjen "Çregjistrohu" në fundin e emailit. Kjo e drejtë nuk zbatohet mbi komunikimet në lidhje me llogarinë tuaj në Platformë, si p.sh. njoftimet e rinovimit të llogarisë.

Shkurtimisht

Legit mund t'ju dërgojë email-e, por ju keni të drejtën të çregjistroheni në çdo kohë nga këto emaile promocionale.

Përdorimi i Shërbimeve të Komunikimit

Shërbimet e ofruara nga Legit përfshijnë disa "Shërbime Komunikimi", të tilla si: biseda të drejtpërdrejta në kohë reale, postimet në blog, seksioni Pyetje-Përgjigje, dhe komunikime promocionale. Ju pranoni të përdorni Shërbimet e Komunikimit vetëm për të marrë mesazhet ose materialet e nevojshme, që ofrohen nëpërmjet Shërbimimeve të Komunikimit. Kur përdorni një Shërbim Komunikimi, ju pranoni që nuk do të bëni asnjë veprim nga sa vijon:

  • Shpifni, abuzoni, ngacmoni, kërcënoni ose shkelni të drejtat ligjore të të tjerëve.

  • Publikoni, postoni, ngarkoni, ose shpërndani çdo emër, material ose informacion që konsiderohet i papërshtatshëm, shpifës, cënues, i turpshëm, i pahijshëm ose i paligjshëm.

  • Krijoni një identitet të rremë, përfaqësoni veten si dikush tjetër ose nënshkruani një marrëveshje si dikush tjetër ose në emër të dikujt tjetër prej të cilit nuk keni autorizim, ose falsifikoni dhe/ ose fshini në një skedar të ngarkuar çdo atribut ose njoftim të rëndësishëm.

  • Ngarkoni skedarë që përmbajnë softuer ose materiale të tjera të mbrojtura nga ligjet e pronësisë intelektuale ose nga të drejtat e privatësisë, përveç rasteve kur: ju zotëroni ose kontrolloni të drejtat e nevojshme, ose ju keni marrë miratimin e nevojshëm për ta bërë këtë gjë.

  • Ngarkoni skedarë të dëmtuar, skedarë që përmbajnë viruse ose çdo skedar tjetër që mund të dëmtojë funksionimin e kompjuterit të dikujt tjetër.

  • Reklamoni, ofroni për të shitur ose ofroni për të blerë për qëllime personale biznesi, përveçse nëse këto oferta janë të kufizuara në atë masë që, një aktivitet i tillë lejohet shprehimisht

  • Kufizoni ose pengoni çdo përdorues tjetër nga përdorimi dhe gëzimi i lirë i Shërbimeve të Komunikimit.

  • Mblidhni informacione në lidhje me përdoruesit e tjerë, individualisht ose në grup.

  • Shkelni çdo kod sjelljeje ose udhëzime të tjera të këtyre Kushteve Përdorimi.

  • Shkelni çdo ligj ose rregullore në fuqi.

Megjithëse Legit nuk ka asnjë detyrim për të monitoruar Shërbimet e Komunikimit, ne rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit tonë, të rishikojmë dhe heqim materialet e postuara në një Shërbim Komunikues (në tërësi ose pjesërisht), të ndërpresim ose kufizojmë aksesin e çdo përdoruesi ndaj Shërbimeve të Komunikimit , ose të ndërmarrim hapa të tjerë që ne besojmë se janë të përshtatshëm për të parandaluar përdorimin abuziv ose të paarsyeshëm ndaj Shërbimeve të Komunikimit. Legit rezervon të drejtën e bërjes së ditur të çdo materiali, informacioni ose aktiviteti të postuar sipas nevojës, për të përmbushur detyrimet ligjore, ose kërkesat e institucioneve ligjzbatuese, në përputhje me interesat legjitim të tyre.

Shkurtimisht

Ne ofrojmë disa mënyra komunikimi nëpërmjet shërbimeve tona, si për shembull, me anë të mesazheve, bisedave në kohë reale, dhe komenteve në blog. Ju pranoni t'i përdorni këto shërbime me mirëbesim dhe të mos postoni asgjë të paligjshme ose abuzive.

Përdorimi i Paligjshëm ose i Ndaluar

Ju mund të përdorni Shërbimet tona vetëm nëse kjo është në përputhje me ligjet shqiptare. Disponueshmëria e Shërbimeve tona nuk përbën ftesë ose autorizim nga Legit për të hyrë ose përdorur faqen tonë të internetit ose Shërbimet tona, në një mënyrë që shkel ligjet dhe rendin publik në vend. Duke përdorur Shërbimet tona, ju pranoni përgjegjësinë që ju ose kushdo tjetër që hyn në llogarinë tuaj për të përdorur Shërbimet tona, nuk po shkel asnjë ligj të zbatueshëm në Shqipëri. Për të zbatuar këto parashikime Legit rezervon të drejtën që të refuzojë anëtarësimin, ose të pezullojë dhe/ ose të mbyllë llogarinë tuaj menjëherë dhe pa njoftim paraprak sipas gjykimit tonë.

Rastet e mëposhtme janë kategorikisht të ndaluara:

  • Përdorimi i informacionit jashtë kontekstit në lidhje me çështje ligjore, ose çështje me natyrë të paligjshme, sipas përcaktimeve të bëra nga Legit ose Avokatët e Jashtëm sipas gjykimit të tyre;

  • Përdorimi i informacionit për çështje ligjore që përfshin kryerjen e një krimi, me ju të dyshuar;

  • Përdorimi i informacionit në lidhje me çështje ligjore që parashikon zbatimin e ligjeve të tjera, jashtë juridiksionit shqiptar;

  • Përdorimi i informacionit në lidhje me çështje ligjore për të cilën jeni aktualisht ose do të jeni në të ardhmen, i përfaqësuar nga një përfaqësues ligjor (përveç rasteve kur përfaqësues është një Avokat i nënkontraktuar në Legit);

  • Përdorimi i informacionit në lidhje me çështje ligjore që, siç përcaktohet nga Avokati i nënkontraktuar ose Legit pas gjykimeve respektive, nuk ka bazë ligjore për të ngritur një padi;

  • Përdorimi i infromacionit në mënyrë të tillë që shkakton ndryshimin e natyrës së angazhimit të Avokatit të kontraktuar;

  • Përdorimi i informacionit në në mënyrë të tillë që dëmton interesat legjitim të Legit dhe/ ose bashkëpunëtorëve të tij.

Shkurtimisht

Ju nuk mund t’i hakoni apo grumbulloni Shërbimet tona, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte me anë të softuare-ve, pa një miratim me shkrim nga Legit. Ju nuk mund të hyni ose të përpiqeni të aksesoni asnjë informacion që Legit nuk e ka vënë qëllimisht në dispozicionin tuaj me anë të Shërbimeve përkundrejt abonimit. Përdorimi nga ana juaj i Shërbimeve të Legit nuk ju jep të drejtën të rishisni përmbajtjen e materialeve tona, pa pasur një miratim paraprak të shprehur me shkrim nga ne.

Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale; Dhënia e Licensave

Legit gëzon dhe ruan të gjitha të drejtat mbi produktet dhe shërbimet e veta, që përfshijnë, por pa u kufizuar në, softuare, imazhe, tekste, grafikë, ilustrime, logo, të drejtat e autorit, fotografitë, videot, artikujt, modelet e dokumenteve dhe çdo të drejtë tjetër të pronësisë intelektuale. Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në Kushtet e Përdorimit, ju nuk mund të kryeni personalisht, dhe as nuk mund të lejoni të tjerët të kryejnë, veprime si më poshtë:

  • Riprodhim, modifikim, përkthim, përmirësim, zbërthim, çmontim, riprodhim ose krijim të veprave të prejardhura të ndonjë prej produkteve dhe/ ose shërbimeve tona (përveç dokumenteve që krijoni përmes anëtarësimit tuaj, të cilat mund t'i shfrytëzoni për përdorimin tuaj personal);

  • Shitje, licensim, nënlicensim, dhënie me qira, shpërndarje, kopjim, shfaqje publike, publikim, përshtatje ose modifikim të ndonjë prej produkteve dhe/ ose Shërbimeve tona; ose

  • Anashkalim ose çaktivizim të veçorive të sigurisë ose teknologjisë së produkteve dhe/ ose Shërbimeve tona.

  • Dizajnet, tekstet, grafikat, përzgjedhja dhe rregullimi i Shërbimeve tona dhe format ligjore të dokumenteve, udhëzimet dhe të gjitha përmbajtjet e tjera që gjenden në Shërbimet tona ("Përmbajtja e Shërbimeve") janë të drejta autoriale të rezervuara të Legit. ©

Legit (™) është markë në proces regjistrimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industruale . Shfaqja e këtij simboli në çdo emër tjetër produkti dhe/ ose shërbimi të Legit, në formë logo-sh ose slogane-sh janë pjesë e Pronësisë Intelektuale të Legit. Ju nuk mund t'i kopjoni, imitoni ose përdorni ato, tërësisht ose pjesërisht, pa autorizimin tonë me shkrim. Për më tepër, Legit identifikohet në treg si markë tregtare me logon e vetë, prandaj ju nuk mund ta kopjoni, imitoni ose përdorni atë, tërësisht ose pjesërisht, pa pëlqimin tonë me shkrim. Emrat e kompanive dhe produkteve aktuale që mund të hasni në Platformën dhe faqen tonë të Internetit mund të jenë marka tregtare nën Pronësinë Intelektuale të pronarëve respektivë. Asgjë e shprehur në këto Kushte Përdorimi ose në Shërbimet tona nuk duhet të interpretohet dhe/ ose kuptohet si dhënie e ndonjë license ose të drejte për të përdorur ndonjë nga markat tregtare të Legit ose të ndonjë pale të tretë, logot e së cilave mund të shfaqen në Shërbimet tona. Të gjitha përfitimet e krijuara nga marka Legit, janë të rezervuara ekskluzivisht për përdorimin e Legit.

Në varësi të pajtueshmërisë suaj me këto Kushte, ju jepet një licencë joekskluzive, e kufizuar, e patransferueshme, e revokueshme për të përdorur Shërbimet tona ashtu siç ne synojmë që ato të përdoren. Si përdorues i regjistruar në Legit ju jeni titullar i të drejtave dhe jeni plotësisht i autorizuar të mbani, për të dhënat tuaja personale, kopje elektronike ose fizike të dokumenteve që keni krijuar në Platformë.

Nëse ju e ktheni përmbajtjen e dokumenteve tuaj, me akses publik, ju i jepni Legit një të drejtë joekskluzive, të përhershme, pa honorare, të parevokueshme dhe plotësisht të nënlicensueshme për të përdorur, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, botuar, përkthyer, krijuar vepra derivative nga përmbajtja e tyre. Nëse jepni komente ose sugjerime në lidhje me Shërbimet tona, ne mund t'i përdorim komentet ose sugjerimet tuaja në funksion të përmirësimit të Produkteve dhe/ ose Shërbimeve, pa detyrim kompensimi ndaj jush. Ju bini dakort dhe pranoni që Legit është subjekt i autorizuar të grumbullojë dhe përpunojë informacione dhe të dhëna, nga ju personalisht, nga palë të treta për ju, me anë të dokumenteve të krijuara; për qëllime kërkimi, zhvillimi, dhe përmirësimi të marketingut të Shërbimeve tona.

Shitja ose kopjimi i paautorizuar, përdorimi, ruajtja, shfaqja ose shpërndarja e formularëve, artikujve, dokumenteve ose materialeve të tjera të kopjuara ose shkarkuara nga Shërbimet tona janë veprime rreptësisht dhe ligjërisht të ndaluara. Përdorimi i këtyre materialeve është për përdorim personal ose për motive biznesi. Çdo ri-shitje ose rishpërndarje e materialeve tona kërkon pëlqimin e shprehur me shkrim nga ne. Çdo e drejtë që nuk parashikohet shprehimisht në këto Kushte Përdorimi është e rezervuar ekskluzivisht në emër dhe për llogari të Legit.

Shkurtimisht

Logo-ja, softuare, marka tregtare, produktet dhe shërbimet e Legit na përkasin ekskluzivisht ne. Nëpërmjet këtyre Kushteve ju pranoni të mos kopjoni ose ofroni për shitje asnjë nga të drejtat që janë pjesë e Pronësisë Intelektuale të Legit. Për sa kohë që jeni dakort me këto Kushte, jeni të mirëpritur të përdorni të gjitha shërbimet e Legit, sipas mënyrës së përcaktuar këtu. Dokumentet që krijoni janë tuajat për përdorim personal, por ju nuk mund t’i shisni, ofroni për përdorim modelin e tyre, të krijuar nga Legit, dhe as nuk mund të pretendoni të drejta të pronësisë intelektuale mbi to.

Të Drejtat e Autorit dhe Pronësia Intelektuale

Legit i gëzon dhe mbron të drejtat e Pronësisë Intelektuale në bazë të ligjit Nr.9947/2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, dhe ligjit Nr.35/ 2016 “Pёr tё Drejtat e Autorit dhe tё Drejtat e Tjera tё Lidhura me to” i ndryshuar. Ne ju njoftojmë për shkeljet e pretenduara të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të Pronësisë Intelektuale, në përputhje me këto ligje, dhe ruajmë të drejtën e mbylljes së llogarive të krijuara nga shkelësit përsëritës.

Nëse mendoni se ndonjë material në Shërbimet tona cenon ndonjë të drejta autori në emër dhe për llogarinë tuaj, ju mund të na njoftoni për këtë pretendim nëpërmjet adresës së email-it info@legit.al.

Legit

Rr. Thoma Huaja, Nr. 101, L.1, Korçë, Shqipëri, 7001

Email: info@legit.al

Shkurtimisht

Veprimtaria jonë është në përputhje me ligjet në fuqi për Pronësinë Intelektuale. Presim të njëjtën sjellje nga vizitorët dhe/ ose përdoruesit tanë.

Lidhja me Faqet e Palëve të Treta

Shërbimi “Gjej Avokat” mund të përmbajë lidhje që të cojnë në faqet e internetit të bizneseve, në cilësinë e palës së tretë. Këto lidhje janë vendosur për t’ju lehtësuar eksperiencën në lidhje me gjetjen e informacionit.

Legit nuk kontrollon, miraton ose monitoron përmbajtjen e asnjërës prej këtyre faqeve të lidhura. Kjo përfshin, por pa u kufizuar në, çdo lidhje tjetër që mund të ndeshni nëse vizitoni këto faqe interneti dhe çdo ndryshim ose përditësim të tyre. Legit nuk është përgjegjës për transmetimin në internet ose për çdo formë tjetër transmetimi të bërë nga këto faqe interneti. Kushtet e Përdorimit për të cilat ju bini dakort në Legit, nuk mbulojnë ndërveprimin tuaj me faqet e lidhura. Ju duhet të rishikoni me kujdes Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë së çdo faqeje interneti që vizitoni.

Nëse përdorni ndonjë shërbim të ofruar në këto faqe interneti, (a) Legit nuk do të jetë përgjegjës për asnjë veprim ose mosveprim të palës së tretë, duke përfshirë aksesin e palës së tretë ndaj të dhënave tuaja ose përdorimin e tyre (b) Legit nuk garanton cilësinë e shërbimeve të ofruara nga palët e treta.

Shkurtimisht

Lidhjet që ne ofrojmë në Shërbimet tona, për ndërveprimin tuaj me faqet e internetit të palëve të treta, janë vetëm për qëllime informimi. Ne nuk garantojmë dhe nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e tyre.

Mohimi i Përfaqësimit dhe Përgjegjësia

Informacionet, produktet dhe Shërbimet e vëna në dispozicionin tuaj nëpërmjet Legit mund të përfshijnë pasaktësi ose gabime në shfaqejen e teksit. Legit rezervon të drejtën në çdo kohë për të modifikuar, përmirësuar, pezulluar ose ndryshuar disa veçori të Shërbimeve tona. Informacioni ligjor i marrë nëpërmjet Legit nuk duhet të jetë ekskluzivisht i vetmi burim për vendimmarrjen personale, mjekësore, ligjore ose financiare; përkundrazi, ju rekomandojmë të përdorni informacionin nga Shërbimet tona së bashku me këshillat ligjore të një profesionisti të kualifikuar sipas nevojave dhe situatës tuaj.

Në përputhje të plotë me kufijtë ligjor, Legit dhe nënkontraktorët, nuk japin asnjë garanci, të shprehur apo të nënkuptuar përreth interpetimit të Shërbimeve. Shërbimet ofrohen “sic janë” dhe “sipas disponueshmërisë”. Gjithashtu, ne heqim dorë nga përgjegjësia e ngarkuar për interprertimin e informacionit dhe këshillave të dhëna në faqen tonë të Internetit. Si rrjedhojë, informacionet këtu nuk duhet të zbatohen në situata konkrete personale, pa u konsultuar më parë me një profesionist të fushës.

Në përputhje të plotë me kufijtë ligjor, Legit nuk do të mbajë në asnjë moment përgjegjësi për pasojat direkte, indirekte, të vecanta apo të rastësishme, që sjellin dëme të të dhënave dhe/ ose të interesave tuaj ligjor dhe financiar.

Në përputhje të plotë me kufijtë ligjor, përgjegjësia e Legit përkundrejt pretendimeve tuaja lidhur me cilësinë dhe marrjen e Shërbimeve nuk duhet të tejkalojë në asnjë rast shumën e paguar prej jush ndaj Legit, nga momenti që keni paguar shërbimin në fjalë.

Palët shprehimisht bien dakort dhe pranojnë se kufizimet e përgjegjësisë, si më sipër, përbëjnë elementin thelbësor të marrëdhënies midis tyre.

Shkurtimisht

Teksa ne kujdesemi për saktësinë dhe përditësimin e Shërbimeve tona, ju duhet të kujdeseni për mbrojtjen e interesave tuaj nëpërmjet përdorimit të këtyre Shërbimeve. Ju këshillojmë të mos merrni vendime personale, mjekësore, ligjore ose financiare pa u konsultuar më parë me një profesionist të fushës.

Heqja e Përgjegjësisë dhe Dëmshpërblimi

Duke përdorur Shërbimet tona, në emër të vetes dhe trashëgimtarëve, ekzekutuesve, agjentëve, dhe përfaqësuesve ligjor, ju lironi plotësisht, dhe shkarkoni përgjithmonë Legit dhe bashkëpunëtorët, nga përgjegjësia e humbjeve, dëmeve, shpenzimeve, që mund të vijnë nga përdorimi që ju i bëni Shërbimeve në Platformën tonë, duke përfshirë tarifat e Avokatëve, të drejtat, pretendimet dhe veprimet e çdo lloji që rrjedhin nga, ose kanë të bëjnë me përdorimin e Shërbimeve. Nëpërmjet pranimit të këtyre Kushteve, ju jeni dakort se i keni miratuar ato vullnetarisht, dhe konfirmoni se jeni plotësisht dakort me përmbajtjen e tyre.

Ju pranoni të dëmshpërbleni dhe të mabni jashtë përgjegjësisë Legit dhe bashkëpunëtorët, për humbjet, dëmet, shpenzimet, duke përfshirë këtu tarifat e arsyeshme të avokatëve, të drejtat, pretendimet, veprimet e çdo lloji dhe dëmtimi (përfshirë vdekjen) që rrjedhin nga çdo pretendim i palëve të treta në lidhje me përdorimin e Shërbimeve, shkeljen e Kushteve për të cilat keni rënë dakort, dhe çdo të drejtë të palëve të treta.

Shkurtimisht

Legit nuk është përgjegjës për pasojat e ardhura si rrjedhojë e shkeljes së këtyre Kushteve, shkeljes së të drejtave të palëve të tjera dhe pretendimeve të palëve të treta.

Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Shumica e shqetësimeve të klientëve mund të zgjidhen na dërguar një email në adresën e email-it info@legit.al, ose duke na kontaktuar nëpërmjet numrit (355) 69-634-00-59.

Megjithatë, nëse Legit nuk arrin të zgjidhë një mosmarrëveshje me ju, pas përpjekjeve në mënyrë jozyrtare me anë të bisedimeve, atëherë mosmarrëveshja do të zgjidhet në rrugë gjyqësore, nga Gjykata kompetente.

Çdo njoftim dhe komunikim për Legit do të dërgohet në adresën Rr. Thoma Huaja, Nr. 101, L.1, Korçë, Shqipëri, 7001. Çdo njoftim për ju do të dërgohet në adresën tuaj, sipas të dhënave që keni përdorur për krijimin e llogarisë në Legit, ose në një tjetër adresë që Legit është në gjendje ta identifikojë.

Shkurtimisht

Nëse keni një mosmarrëveshje me Legit, të cilat nuk mund t’i zgjidhim në rrugë miqësore me anë të bisedimeve, do të përdoren rrugët gjyqësore.

Legjislacioni i Zbatueshëm

Këto Kushte Përdorimi dhe marrëdhënia e krijuar midis palëve do të udhëhiqen nga legjislacioni shqiptar.

Marrëveshja e Plotë

Këto Kushte Përdorimi përbëjnë të vetmen marrëveshje zyrtare midis jush dhe Legit në lidhje me objektin e këtyre Kushteve, dhe zëvendësojnë çdo marrëveshje tjetër të mëparshme ose të njëkohshme, ose terma dhe kushte të zbatueshme për përmbajtjen e këtyre Kushteve.

Këto Kushte nuk krijojnë të drejta përfituese për palët e treta.

Parashikimi i Kushteve dhe Heqja Dorë

Pamundësia për të parashikuar dispozita të tjera specifike për këtë marrëdhënie, nuk përbën heqjen dorë nga e drejta e Legit për ta bërë këtë gjë më vonë. Nëse një dispozitë e këtyre Kushteve rezulton e pazbatueshme, dispozitat e tjera në fuqi do të zbatohen dhe interpretohen ngushtësisht në përputhje me qëllimin e përgjithshëm të kushteve të pazbatueshme. Ju nuk mund të hiqni dorë nga këto Kushte, dhe çdo përpjekje për ta bërë këtë do të jetë e pavlefshme.

Modifikimet

Legit mund të rishikojë përmbajtjen e Kushteve të Përdorimit herë pas here, në funksion të ofrimit të Shërbimeve dhe përmirësimit të marrëdhënies me klientin. Në raste të tilla, versioni i përditësuar i Kushteve do të jetë gjithmonë i disponueshëm në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar përdorimin ose aksesin ndaj Shërbimeve pas hyrjes në fuqi të rishikimeve, ju pranoni se jeni dakort me Kushtet e reja, dhe jeni të detyruar t’i përmbaheni Kushteve të rishikuara. Ne i inkurajojmë përdoruesit të rishikojnë periodikisht Kushtet, për t'u siguruar që i kuptojnë ato në tërësinë e ndryshimeve të tyre.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi vizitoni faqen tonë të kontaktit, na shkruani në adresën e email-it info@legit.al, ose na kontaktoni lehtësisht me telefon në (355) 69-634-00-59.

Shkurtimisht

Përditësimet e Kushteve të Përdorimit do të postohen gjithmonë në faqen e internetit.

Pasqyra


1. Prova Falas
2. Politika e Rimbursimit
3. Ndryshimi i Palnit me Pagesë
4. Informacionet në Legit nuk Zëvendësojnë Avokatin
5. Ndërveprimi me Avokatët
6. Deklaratë mbi Listimin e Avokatëve
7. Përfundimi i Anëtarësimit dhe Kufizimi i Aksesit
8. Pronësia Intelektuale dhe Ruajtja e Dokumenteve Tuaja
9. Pëlqimi Për të Marrë Email
10. Përdorimi i Shërbimeve të Komunikimit
11. Përdorimi i Paligjshëm ose i Ndaluar
12. Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale; Dhënia e Licensave
13. Të Drejtat e Autorit dhe Pronësia Intelektuale
14. Lidhja me Faqet e Palëve të Treta
15. Mohimi i Përfaqësimit dhe Përgjegjësia
16. Heqja e Përgjegjësisë dhe Dëmshpërblimi
17. Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
18. Legjislacioni i Zbatueshëm
19. Marrëveshja e Plotë
20. Parashikimi i Kushteve dhe Heqja Dorë
21. Modifikimet

Faqet e informacionit


logo

Dokumente ligjore