logo

Si funksionon gjenerimi i kontratave?

Legit shërben si platformë që krijon kontrata dhe dokumente të tjera ligjore.

Pasi regjistroheni në Legit si përdorues, duke klikuar butonin ‘Regjistrohu’, ju mund të krijoni një dokument nga lista jonë e dokumentave thjesht duke e përzgjedhur, dhe më pas duke plotësuar pyetet njëra pas tjetrës. Pasi ju të keni plotësuar pyetjet, mund të shkarkoni dokumentin e plotë, ta printoni dhe nënshkruani. Legit ju mundëson kështu dokumente plotësisht në përputhje me legjislacionin, të sakta, të plota dhe të shpejta, përshtatur për ju.

Ju inkurajojmë të jeni specifikë në fushat e pyetjeve dhe të përgatisni paraprakisht informacionin që duhet të plotësoni në dokumenta, si për shembull mjetet e identifikimit të palëve. Gjithsesi, ju keni mundësi t’ju riktheheni pyetjeve për ti korrigjuar apo plotësuar përsëri. Për të kuptuar dhe mësuar më tepër mbi llojin e dokumentit që do gjeneroni ju mund të konsultoheni me seksionin e informacionit (pyetje dhe përgjigje) në webfaqen tonë.

Për detaje të mëtejshme, ju lutem na kontaktoni në info@legit.al dhe lexoni Kushtet e Përdorimit.

Faleminderit që je Legit!

Faqet e informacionit


Biskotat (Cookies)
Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Pyetje dhe përgjigje
Rreth Legit
Shërbimi 'Gjej Avokat'
Si funksionon gjenerimi i kontratave?
Si të gjej avokat?
logo

Dokumente ligjore