Rreth Legit
Legit.al është një platformë digjitale që ofron shërbime ligjore nëpërmjet krijimit të dokumenteve ligjore dhe lidhjes së klientëve me profesionistë të biznesit si avokatët apo ekonomistët.
Legit u themelua në 2020 nga Kristiana Filip. Kristiana është një avokate biznesi që e vuri re gjatë praktikës së saj se kishte mungesë të aksesit në shërbimet ligjore nga shumë sipërmarrës të Shqipërisë dhe të Kosovës, dhe ajo e konsideroi këtë si një mundësi për të ofruar mbështetje ligjore të digjitalizuar për ekosistemin e biznesit.
Përmes Legit përdoruesit mund të gjenerojnë dokumente, akte, kontrata, plane të përshtatura për ta, thjesht duke dhënë disa përgjigje në pak minuta. Gjithashtu, për çdo shërbim tjetër ligjor, përdoruesit mund të tenderojnë punë ligjore duke marrë oferta nga rrjeti i profesionistëve të ligjit në Shpiqëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
Ne sjellim revolucionarizimin e dhënies së shërbimeve ligjore duke mbështetur sipërmarrësit, profesionistët e pavarur dhe punonjësit përmes përdorimit të mjeteve dhe praktikave ligjore që të përmirësojnë pajtueshmërinë e biznesit me ligjin dhe të minimizojnë rreziqet e transaksioneve.
Themelimi
Përfaqësimi
Administrimi
Punësimi
Transaksionet dhe kontratat
Pronësinë intelektuale
Mbrojtja e të dhënave private
Taksimi
Legit është platformë digjitale e bazuar në web e cila funksionon ngado dhe në çdo kohë.
Ne mendojmë për aktet tuaja ligjore, që ju te fokusoheni te biznesi!
Kush jemi ne?
Kristiana Filip është themeluese e Legit. Kristiana ka eksperiencë në praktikën e konsulencës ligjore për bizneset, duke qenë për disa vite pjesë e një studio ligjore, por edhe organizatave jo qeveritare. Ajo ka punuar me klientë të shumtë kombëtare dhe ndërkombëtarë, për komponentë të ndryshëm të biznesit, prej themelimit, te negocimi i kontratave të rendësishme dhe koncensionare, due diligenca-ve, procedurave të arbitrazhit ndërkombëtar dhe konsulencave institucionale në Shqipëri dhe Kosovë. Kristiana është diplomuar me Master në të Drejtën e Korporatave nga Universiteti i Cambridgë në Britaninë e Madhe, si edhe me Master Shkencor në të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe të Biznesit nga Universiteti i New York në Tiranë. Kristiana është avokate e licencuar në Shqipëri. Kristiana është edhe sipërmarrëse vetë dhe njeh nga afër sfidat e biznesit, veçanërisht ato të startup-eve teknologjike. Qëllimi i saj në ndërimin e Legit ka qenë lehtësimi i aksesit dhe marrjes së shërbimit ligjor nga sipërmarrësit dhe individët, paralelisht me decentralizimin dhe digjitalizimin e dhënies së këtyre shërbimeve.
Kristiana Filip
Gentiana Kapllani është menaxhere e njohurieve dhe juriste te Legit. Gentiana ka një L.L.M. në të Drejtë Tregtare Ndërkombëtare nga Universiteti i New York-ut në Tiranë, dhe një B.A. në Drejtësi nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Fushat e saj të interesit dhe kërkimit janë teknologjia ligjore, e drejta e biznesit, pronësia intelektuale dhe të drejtat e njeriut. Te Legit, Gentiana është përgjegjëse për shkrimin e postimeve në blog, përgatitjen e udhëzuesve elektronik dhe asiston në përpilimin e kontratave ligjore. Filozofia e saj për blog-un Legit është e thjeshtë: Blogu duhet të jetë #legit, informues dhe të shërbejë njëkohësisht si udhëzues për sipërmarrësit në rrugëtimin e tyre.