logo
Udhëzues

Gati për Start Up?

Ekosistemi i Startup-eve në Shqipëri po zgjerohet ndjeshëm. Paralelisht me të po rritet ndërgjegjësimi i aktorëve shtetëror dhe privat për mbështetjen dhe nxitjen e themeluesve të rinj në iniciativat e tyre.

Sipërmarrësit e rinj shërbyen si katalizator i projektligjit “Për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve” dhe i kësaj guide elektronike, që trajton në mënyrë shteruese themelimin e një startup-i, formën e tij ligjore, mbrojtjen e të dhënave dhe të pronësisë intelektuale, dhe kontratat e para që hartojnë themeluesit me punonjësit, bashkëpunëtorët, nënkontraktorët dhe investitorët e tyre.

Kjo eGuide është shkruar për të gjithë sipërmarrësit e rinj që duan të informohen më shumë rreth legjislacionit në vend dhe kushteve që ofron Shqipëria. Çdo seksion është një sintezë e ligjit, shembujve ilustrues, eksperiencave dhe qëndrimeve të themeluesve të tjerë, me një qëllim të vetëm: thjeshtimin e proceseve nëpërmjet nxitjes së shpirtit të sipërmarrjes në çdo qytet të Shqipërisë.

Nëpërmjet bibliotekës elektronike, Legit ofron materiale ligjore falas për këdo që dëshiron të ketë më shumë njohuri rreth ligjit, biznesit dhe lidershipit.

logo

Dokumente ligjore