logo

Letra e Dorëheqjes

Letra e Dorëheqjes është një dokument që përdoret nga Punëmarrësi për të formalizuar procesin e njëanshëm të largimit nga puna. Zakonisht, këto letra janë të thjeshta në përmbajtje, por të drejtpërdrejta në kërkesa. Me anë të Letrës së Dorëheqjes, Punëmarrësi mund ta ndihmojë Punëdhënësin aktual të menaxhojë në kohë mungesat në personel.

Çfarë është një Letër Dorëheqjeje?

Një Letër Dorëheqjeje është një dokument i shkruar që përdor Punëmarrësi për të njoftuar Punëdhënësin se ka zgjedhur të përfundojë marrëdhënien aktuale të punës, shoqëruar me një shpjegim të shkurtër të dorëheqjes dhe ditën e largimit. Modelet tona të dokumenteve mund t'ju ndihmojnë të hartoni lehtësisht një Letër Dorëheqjeje në pak minuta.

Kur duhet përdorur Letra e Dorëheqjes?

Letra e Dorëheqjes duhet përdorur kur:

  • Punëmarrësi dëshiron të vërë në dijeni Punëdhënësin se do të largohet nga puna, duke i njoftuar edhe ditën e këtij largimi.

  • Punëdhënësi i kërkon punëmarrësit një njoftim me shkrim, pasi vihet në dijeni verbalisht për dorëheqjen vullnetare

  • Punëdhënësi dëshiron të ketë një procesverbal me shkrim për çdo njoftim të largimeve nga puna

Jo të gjithë Punëdhënësit mund të kërkojnë një Letër Dorëheqjeje për largimin nga puna, megjithatë ky dokument është një mënyrë e mirë për të përfunduar në mënyrë korrekte marrëdhënien e punës. Në Legit, mund të hartoni Letrën e Dorëheqjes dhe kontrata të tjera, në pak minuta.

Çfarë bën një Letër Dorëheqjeje?

Një Letër Dorëheqjeje është një dokument i shkruar, me anë të së cilit Punëmarrësi deklaron se po planifikon të largohet nga puna aktuale, duke bërë të ditur edhe ditën e fundit të punës. Afati i dorëzimi i kësaj letre varet nga periudha kohore për të cilën një Punëmarrës është i angazhuar në marrëdhënie pune.

Si duhet shkruar një Letër Dorëheqjeje?

Letrat e Dorëheqjes jenë të shkurtra dhe të qarta, duke shpjeguar në mënyrë të përmbledhur arsyet e largimit, pa informacione shtesë rreth Punëdhënësit të ardhshëm.

Format e Letrave të Dorëheqjes

Ka forma të ndryshme të Letrave të Dorëheqjes që Punëmarrësi mund të përdorë për t’i njoftuar Punëdhënësit largimin vullnetar nga puna. Përmbajtja e këtij dokumenti varet nga pozicioni i punës, arsyet personale të largimit dhe kohëzgjatja e punësimit.

A mund të dërgohet me email Letra e Dorëheqjes?

Punëmarrësi mund ta dorëzojë Letrën e Dorëheqjes në kopje të printuar ose me email. Në çdo rast, këshillohet që të mbajë një kopje të letrës që do të dërgojë.

Nëse Punëmarrësi ndryshon ditën e fundit të qëndrimit në punë, duhet ta reflektojë vendimmarrjen në Letër, përpara dorëzimit të saj. Gjithashtu, ai duhet të sigurohet t’ja dorëzojë letrën personit kompetent për njoftimin, pra Punëdhënësit - në cilësinë e personit për të cilin ka ofruar punën ose shërbimin deri në momentin e largimit, jo kolegëve apo menaxherëve.

Çfarë duhet përfshirë në një Letër Dorëheqjeje?

Elementi më i rëndësishëm i Letrës së Dorëheqjes është përcaktimi i vendimit të largimit, shoqëruar me datën e fundit në punë. Megjithatë, ka edhe elementë të tjerë që mund të shtohen:

  • Data kur Punëmarrësi dëshiron të fillojë periudha e njoftimit

  • Propozimi i ditës së fundit në vendin aktual të punës

  • Një shpjegim i shkurtër së vendimarrjes

  • Një deklaratë e shkurtër ku Punëmarrësi falenderon Punëdhënësin për mbështetjen e përgjatë periudhës së punësimit.

Kjo nuk është një listë shteruese e elementëve që mund të përfshihen në një Letër Dorëheqjeje, pasi Punëmarrësi mund ta hartojë përmbajtjen e saj sipas interesave të veta, duke shtuar për shembull, kërkesën për një letër referimi. Në çdo rast, këshillohet që ai të parashikojë mjaftueshëm informacion në mënyrë që edhe Punëdhënësi të kuptojnë arsyen e largimit.

Si mbyllet Letra e Dorëheqjes?

Këshillohet që Letra e Dorëheqjes të ketë një përmbajtje dhe mbyllje pozitive. Për shembull, në paragrafin përmbyllës Punëmarrësi mund t’i shprehi Punëdhënësit falanderimet për mbështetjen e ofruar deri në momentin e largimit nga puna.

Kur duhet njoftuar vendimi i largimit nga puna?

Njoftimi i largimit nga puna varet nga lloji i kontratës dhe kohëzgjatja e marrëdhënies së punësimit me Punëdhënësin aktual.

Nëse është nënshkruar një kontratë me afat dhe Punëmarrësi dëshiron të largohet përpara mbarimit të këtij afati, duhet ta njoftojë me shkrim Punëdhënësin 72 (shtatëdhjetë e dy) orë përpara takimit. Në takim duhet t’i parashtrojë arsyet e vendimit dhe Letrën e Dorëheqjes.

Nëse është nënshkruar një kontratë pa afat dhe marrëdhënia e punës ka zgjatur deri në 6 (gjashtë) muaj, Punëmarrësi duhet ta njoftojë Punëdhënësin 2 (dy) javë përpara ditës që ka vendour për t’u larguar.

Nëse është nënshkruar një kontratë pa afat, dhe marrëdhënia e punës ka zgjatur nga 6 (gjashtë) muaj deri në 2 (dy) vjet, Punëmarrësi duhet ta njoftojë Punëdhënësin 1 (një) muaj përpara ditës që ka vendosur për t’u larguar.

Nëse është nëshkruar një kontratë pa afat, dhe marrëdhënia e punës ka zgjatur nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet, duhet ta njoftojë Punëdhënësin 2 (dy) muaj përpara ditës që ka vendosur për t’u larguar.

Nëse është nënshkruar një kontratë pa afat, dhe marrëdhënia e punës ka zgjatur më shumë se 5 (pesë) vjet, Punëmarrësi duhet ta njoftojë Punëdhënësin 3 (tre) muaj përpara ditës që ka vendosur për t’u larguar.

Çfarë duhet të bëjë Punëmarrësi pasi të largohet nga puna?

Në përfundim të marrëdhënies së punësimit, Punëmarrësit mund t’i kërkohet respektimi i dispozitave të Marrëveshjes së Konfidencialitetit që ka nënshkruar me Punëdhënësin krahas Kontratës së Punës. Nëse Punëdhënësi kërkon firmosjen e këtij dokumenti, duhet rishikuar me vëmendje lloji i informacionit që do të vazhdojë të ruhet në konfidencialitet, si dhe afatet përkatëse. Gjithashtu, në rast se Punëmarrësi ka firmosur një Marrëveshje për Ndalimin e Konkurrencës, sepse është vënë në dijeni për sekretet e veprimtarisë së Punëdhënësit, duhet t’a respektojë këtë marrëveshje sipas kushteve për të cilat ka rënë dakort në fillim të punësimit.

Gjenero Letrën e Dorëheqjes në vetëm pesë minuta

Pasqyra


logo

Dokumente ligjore